Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës 516 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një ceremonie të veçantë, të premten Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ambasadori amerikan Jeff Hovenier kanë përshëndetur mbërritjen e dozave.  

“Sikurse në vitin 1999, SHBA-të sërish u dëshmuan krahë nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës dhe sot na shpëtuan nga virusi COVID-19 dhe të gjitha variantet e tij nëpërmjet vaksinimit”, tha presidentja Osmani, transmeton VOA.

Ndërsa, ambasadori Hovenier tha se përpos vaksinave janë ndarë edhe rreth 10 milionë dollarë për të mbështetur betejën e Kosovës me pandeminë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *