Në Kosovë pritet që shumë shpejt të miratohet dhënja e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19, fillimisht për personat me probleme të rënda shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë i kanë thënë Zërit të Amerikës se çështja e dozës së tretë është diskutuar nga Komiteti për imuzinizim kundër koronavirusit.

“Gjatë javës së kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dërguar 70 mostra në një institut gjerman, po flasim për mostra të cilat janë konfirmuar pozitive me Sars-Cov2 në Kosovë dhe nga 59 prej këtyre mostrave të analizuara 12 prej tyre kanë rezultuar të jenë raste të detektuara me variantin Delta Plus,” ka thënë Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja dhe të vdekjeve javëve të fundit në Kosovë kanë shënuar rënie të madhe në krahasim me dy muaj më parë kur Kosova u përballë me situatën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë muajit nëntor në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 165 raste të reja të të prekurve si pasojë e COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *