Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se së shpejti do të dërgoj vaksina kundër koronavirusit edhe në Kosovë.

Përmes një postimi në Tsitter, presidentja e Komisionit Evropian ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës rreth çështjes së vaksinave.

“Kam diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti për shpërndarjen në Kosovë të vaksinave të financuara nga Komisioni Evropian për të vaksinuar shpejt punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë”, ka shkruar Ursula von der Leyen.

Shtetet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër pandemisë së COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *