Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rënie në raportin e Freedom House për demokratizimin e vendeve.

Kosova ka arritur 3.14 pikë, në krahasim me 3.18 sa ka pasur vitin e kaluar.

Në raport është thënë se në përgjithësi viti 2020 nuk ka qenë i mirë për reforma, dhe në shumë vende ku ka pasur shpresë për ndryshim, mundësia është flakur tutje.

Tabelën prej 1 deri në 7 pikë, tregon vendet nga 1-shi që paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin.

Raporti përmend edhe rritjen e shkallës së daljes në zgjedhje në Kosovë përkatësisht 3.4 për qind më shumë më 2019 dhe 7.7 për qind më 2021, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Ndonëse fitorja e Partisë Vetëvendosje përbën shkëputje të mirëfilltë nga status quo-ja, mbështetja që ka kjo parti për bashkim me Shqipërinë, mund të trazojë gjithë rajonin”, kanë thënë hartuesit e raportit, transmeton REL.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *