Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë siguruar 500,000 vaksina kundër Covid-19 të prodhuara nga Pfizer.
“Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta,” ka njoftuar Zemaj përmes faqes në Facebook.
Ndër të tjera, ministri ka njoftuar se Kosova do të marr edhe 360,000 vaksina të tjera falas përmes mekanizmit Covax.
“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë,” ka njoftuar Zemaj.