Kosova të hënën ka filluar zbatimin e reciprocitetit të targave të automjeteve për veturat që futen nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht, MPB dhe policia kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se situata është e qetë.

Megjithatë, gjatë paradites së hënë disa serbë kanë protestuar në Jarinje, derisa pjesa kufitare po vëzhgohet edhe nga helikopterë.

Pas zhvillimeve të fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, mediat në Serbi kanë raportuar se Presidenti serb Aleksandar Vuqiq ka thirrur për të martën një mbledhje urjgente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *