Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos qenë pjesë e projektit të shtrirjes së gazsjellësit.

“Vendim shumë i mirë”, ka shkuar Von Cramon në Twitter.

Të enjten, Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se Kosova nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Duke e përshëndetur këtë vendim, Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka thënë se kjo është në të mirë të ambientit.

“Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit  i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *