Pesë persona janë arrestuar në Kosovë gjatë vikendit nën dyshimin se po përgatisnin vepra terroriste.
Prokuroria Speciale bën të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron, si dhe armë anti-tankë.
Tw arrestuarit dyshohen pwr “përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Të dyshuarit po ashtu dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton Klan Kosova.