Autoritetet në Kosovë konfirmuan mbrëmjen e së enjtes edhe shtatë raste të reja të të prekurve me virusin COVID-19.

Të shtatë rastet janë nga komuna e Malishevës, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.

Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *