Me fillimin e 1 shtatorit ka filluar edhe zbatimi i marrëveshjes për dokumentet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel ditë më parë, qytetarët e dy vendeve do të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftimet përkatëse të shtetit të tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga mesanta ka filluar zbatimi i kësaj marrëveshje në pikat kufitare me Serbinë.

Ndërkohë, gazetari Drin Demiri ka raportuar nga territori i Serbisë, teksa tha se nuk i është lëshuar asnjë dokument shtesë nga pala serbe për kalimin e kufirit me letërnjoftim të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *