Një 59-vjeçar nga Prishtina dhe një 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit janë dy personat që kanë ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se dy pacientët kishin pasur sëmundje shoqëruese dhe në Klinikën Infektive ishin pranuar në gjendje të rëndë.

Me këto dy raste, numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë arrin në tre. Ndërkohë, të infketuar deri më tani janë 145 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *