Partia kristian-demokrate (CDU) e kancelares Angela Merkel ka përshëndetur mbajtjen e samitit virtual të Parisit në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njofitmin e kësaj partie, ndër të tjera, është thënë se “Kosovës dhe Serbisë do t’i duhet të marrin dhe të zbatojnë edhe shumë vendime të vështira”.

“Normalizimi i raporteve e bën të sigurtë tërë Ballkanin. Ai është esencial për zhvillimin ekonomik dhe sundimin e së drejtë”, thuhet në njoftimin e CDU, transmeton Koha.net.

Pas takimit online të mbajtur të premten, në deklaratën e përbashkët franko-gjermane thuhet se janë inkurajuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri kosovar Avdullah Hoti që të bëjnë përparim thelbësor në dialog gjatë muajve të ardhshëm.

Gjithashtu, është bërë e ditur se takimi i përbashkët i paraparë për këtë të dielë, në Bruksel, është shtyrë për datën 16 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *