Kosovës do t’i duhen disa vite për të rikthyer nivelet e zhvillimit të ekonomisë që kishte para përhapjes së pandemisë Covid-19, mendon Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

“Në këtë formë, rikthimi i ekonomisë të Kosovës, ashtu si para pandemisë, do t’i duhet më shumë se çdo shtet tjetër, deri në katër vjet sepse vendet tjera kanë marr hapa konkret për ekonominë, Kosova jo,” ka thënë Shahini, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Deri më tani, sipas Administratës Tatimore të Kosovës llogaritet se gjatë muajve të pandemisë bizneset shënuan humbje deri në 1.2 miliard euro.

Ndërkohë, më optimistë në rimëkëmbjen ekonomike janë përfaqësuesit e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *