Televizionet janë duke i kontribuar nxitjes së urrejtjes dhe normalizimit të dhunës përmes debateve televizive, thuhet në një reagim të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në një letër të hapur, KPM, Agjencia për Barazi Gjinore – Zyra e Kryeministrit dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë “udhëzuar” televizionet “që gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore të keni kujdes dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura me qëllim të evitimit të përmbajtjeve që promovojnë gjuhë të urrejtjes”.

“Për ne është jashtëzakonisht shqetësues fakti që televizionet, në emër të lirisë së shprehjes, janë duke i kontribuar nxitjes së urrejtjes dhe normalizimit të dhunës përmes debateve televizive, duke dëmtuar kështu përpjekjet tona për barazi gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në veçanti dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *