Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur periudhën e aplikimit dhe regjistrimit për votuesit që do të votojnë përmes postës në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë.
Përmes një njoftimi, KQZ ka bërë të ditur se kjo periudhë e aplikimit do të jetë e hapur nga sot, 13 deri më 21 janar.

Ndërsa, dje KQZ miratoi vendimin që ata që regjistrohen për votim nga jashtë vendit të telefonohen për t’u verifikuar.