Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë.
Nga rezultatet zyrtare që vazhdojnë të publikohen në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në ora 22:00 janë numëruar rreth 53% të votave nga të cilat LVV udhëheq me 48%, PDK është e dyta me 18%, LDK me 13%, AAK me 8% dhe NISMA 2,59%.
Kliko këtu për ta ndjek direkt publikimin e rezultateve
