Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma.

Ndërsa, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe janë certifikuar.

VV-ja nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre. Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar për, kurse tetë kanë abstenuar, transmeton Koha.net.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Nisma Socialdemokrate nuk i ka zëvendësuar 12 prej kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Kjo parti ka kërkuar që të çertifikohet subjekti me të gjithë kandidatët e saj në listë, por anëtarët e tjerë të KQZ-së kanë dalë kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *