Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në tërë vendvotimet e vendit.
Nga të dhënat e procesuara në faqen zyrtare, këto janë përqindjet e partive kryesore:
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.85 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 17.41, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.08, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 dhe Nisma 2.60 për qind.
Për të martën është paralajmëruar të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.