Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë krerët e OVL-UQK-së Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Hysni Gucati u dënua me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë dhe Nasim Haradinaj me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor sepse mes datave 7 dhe 25 shtator 2020 shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, transmeton Kallxo.

Trupi gjykues u bind se të akuzuarit qëllimisht shpërndanë informacione zyrtare duke i bërë publike ato, e duke i ekspozuar në konferenca për shtyp.

Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka quajtur Aktgjykimin e sotëm të Speciales si të gabuar dhe kanë paralajmëruar se të njëjtin do ta apelojnë.

Ndërsa, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) e ka vlerësar “të bazuar vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe kërkon që hetimet të zgjerohen edhe ndaj personave prej të cilëve kanë rrjedhur këto materiale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *