Në meshën e Krishtlindjeve në Katedralen e Tivarit, pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe ministri malazez i drejtësisë Vladimir Leposaviç.

Pas arritjes në Meshën e Shenjtë, kryeministri Krivokapiç iu drejtua pjesëmarrësve në gjuhën shqipe, transmeton ABC News.

Kryepeshkopi i Tivarit, ish-famulltari i kishës së Prishtinës, Imzot Rrok Gjonlleshi, i cili shërbeu në Meshën e Shenjtë, e përshëndeti kryeministrin në fillim dhe i uroi mirëseardhje.

Kryepeshkopi e falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë për mirëkuptimin dhe për besimin që mundësuan që kjo festë e shenjtë të festohet.

Ai tha se kjo Krishtlindje është veçanërisht e përjetuar nga të gjithë sepse viti ishte shumë i vështirë për sa i përket shëndetit, ekonomisë dhe emocioneve.

Ceremonia fetare zgjati pak më shumë se një orë dhe disa rituale nuk u mbajtën plotësisht për shkak të situatës shëndetësore. “Unë ju ftoj të përhapni paqen me zemrën tuaj”, u tha Kryepeshkopi të pranishmëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *