Ish-sekretari për media i monarkisë britanike ka kritikuar episodet e reja të serialit The Crown ku flitet për marrëdhëniet e çiftit Princ Charles dhe Princeshës Diana.

Drama e cila tregon për jetën e familjes mbretërore, në sezonën e katërt fokusohet në jetët e Princit Charles, ku rolin e luan Josh O’Conner, dhe të Princesësh Diana që luhet nga Emma Corrin.

Me të filluar sezoni i ri në Netflix, kanë vësrshuar kritikat.

Një nga kritikuesit ka qenë ish-sekretari për media në shtëpinë mbretërore. Dickie Arbiter tha se në serial nuk tregohen ngjarjet si kanë qenë dhe se janë bërë shumë “goditje” ndaj figurës së Charles dhe Dianas.

Arbiter ka folur rreth përshkrimit në serail të një situate, ku sekretari privat i Princit të Uellsit pyet nëse Diana ishte e fuqishme mendërisht për të bërë një turne solo në New York.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë,” ka thënë Arbiter, transmeton BBC. “Unë isha aty. Sekretari privat i Charles, John Riddell, nuk e ka thënë kurrë këtë.”

Më pas, ai shtoi rreth serialit: “Është vetëm sensacionalizim, duke e bërë Charlesin dhe Camillan si të këqinjtë. Charles është portretizuar si i lig. Ai nuk është i lig.”

Megjithë kritikat, krijuesi i serialit Peter Morgan ka mbrojtur mënyrën se si janë trajtuar ngjarjet në te.

Në një nga episodet paraqitet bashkëveprimi mes Princit të Uellsit dhe xhaxhallarit të tij Lord Mountbatten. Ky i fundit shihet duke shkruajtur një letër paralajmëruese për Charlesin, duke i thënë se rrezikon t’i sjell “shkatërrim dhe dëshpërim” familjes duke insistuar të martohet me Camilla Parker Bowles.

Derisa nuk ka prova se një letër e tillë ekziston, Morgan tha se letërkëmbimi bazohet në të vërtetën.

“Mendoj se çdo gjë që është në atë letër që Mountbatten i shkruan Charlesit, paraqet pikëpamjen e tij, që unë besoj bazuar në çdo gjë që kam lexuar dhe me njerëzit që kam folur.

“Nuk do ta dijmë kurrë nëse kjo është shkruar në një letër, dhe nuk do ta dijmë kurrë nëse Charles e ka pranuar atë letër para apo pas vdekjes së Mountbatten, por në këtë dramë unë kështu vendosa të merrem me të”, ka thënë krijuesi i serialit The Croën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *