Aktivisti dhe pedagogu shqiptar, Arlind Qorri, mendon se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të godas rëndë bizneset e vogla dhe të mesme.

“Kriza po vjen. Oligarkët do të gllabërojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Mendoj se do falimentojnë bizneset e vogla dhe të mesme dhe ato të mëdhatë do të bëhen akoma më të mëdha. Kjo do t’i bëjë kontradiktat shoqërore edhe më të ashpra dhe situatën në shoqëri një lloj “fuçie baruti” është shprehur Qorri, transmeton Gazeta Shqip.

Ai ka shpjeguar se si klasat e punëtorëve nuk janë duke e përjetuar njëjtë mbylljen në izolim.

“Nuk po e vuajnë të gjithë krizën njëlloj. Oligarkët janë karantinuar në vilat e tyre luksoze. Nisen nga Tirana, ndoshta edhe të infektuar dhe rrezikojnë të tjerët.  Klasa e mesme kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia. Unë jam pedagog, jap mësim online dhe paguhem. Kategoria e tretë janë punëtorët. E katërta janë të papunët. Nuk po mbështeten nga qeveria, ata po rrezikojnë jetën. Në kushtet kur janë ndërprerë lidhjet shoqërore, ata rrezikojnë urinë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *