Qeveria e Kroacisë ka vendosur që t’i jap Kosovës një donacion prej 10 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Besojmë se ky donacion do të jetë i mirë për mbrojtjen e njerëzve”, ka thënë Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman, transmeton REL.
Gjatë ditës së enjte, diplomati kroat ka qëndruar në Prishtinë ku ka takuar homologen e tij kosovare Donika Gërvalla.
Dy ditë më parë, në Kosovë rifilloj fushata e vaksinimit pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech. Këto ishin dozat e para të 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën.