Qytetarëve të Kosovës që duan të udhëtojnë drejt Kroacisë më nuk do t’u duhettë vetizolohen për periudhën 14-ditëshe.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Vendimi vlen edhe për shtetasit nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.
Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.