Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka vizituar Shkupin dhe është takuar me homologun e tij maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Vizita bëhet në një kohë kur dy vendet nuk po mund të afrojnë qëndrimet lidhur me mosmarrëveshjet mbi çështjet historike dhe gjuhësore, që ka shtyrë Sofjen të përdorë veton në Bashkimin Evropian ndaj proceseve integruese të fqinjit më të vogël.

Kjo vizitë po ndodh vetëm pak kohë pasi Kovaçevski u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Të dy kryeministrat vlerësuan se së pari nevojitet shtimi i komunikimit midis dy shteteve, bashkëpunimi, afrimi i ndërsjellë i qytetarëve dhe më pas zgjidhja e çështjeve të hapura, transmeton VOA.

Zotërinjtë Petkov dhe Kovaçevski kanë rënë dakord për formimin e grupeve te punës në fusha të tjera si infrasrtuktura, ekonomia, tregëtia, arsimi e kultura. Zoti Petkov u shoqërua nga një delegacion i lartë qeveritar.

Në shenjë të zbutjes së tensioneve dhe ngrohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dy kryeministrat vendosën kurora lulesh para përmendores së shenjtorëve Cirili dhe Metodi pranë Urës së Gurit në qendër të Shkupit.

Dy qeveritë do të takohen në Sofje më 25 janar. Tek autoritetet maqedonase janë shtuar shpresat për zhbllokimin e procesit drejt Bashkimit Evropian me ardhjen e zotit Petkov në krye të qeverisë bullgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *