Kryeministri Avdullah Hoti i ka bërë thirrje opozitës që të jetë e gatshme për t’u përfshirë bashkë me qeverinë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Pres nga opozita mirëkuptim dhe gatishmëri për të diskutuar e bashkërenduar veprimet e qendrimet e shtetit të Kosovës lidhur me dialogun në të ardhmën”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke njoftuar për punën e qeverisë brenda javës së parë.
“I falenderoj partnerët e koalicionit për përkushtimin në këtë proces dhe vullnetin e tyre për bashkërendim.”
Hoti ka thënë se ditët në vazhdim do të sjellin energji të re nga kabineti i tij qeverisës.
“Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar.”