Pas tragjedisë së ndodhur në Bullgari, mëngjesin e së martës, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë detaje.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret,” ka thënë Zaev, transmeton AlsatM.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, një autobus i Maqedonisë së Veriut që po kthehej nga Turqia është përfshirë nga flakët duke shkaktuar vdekjen e 46 personave. Raportohet se shumica e viktimave janë shqiptarë.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se viktimat e kësaj tragjedia janë kryesisht të moshës 25 deri 30 vjeç, por ka edhe fëmijë.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *