Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së kufijve detarë.

“Do i drejtohemi drejtësiëë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “I”, në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, ka njoftuar Kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Siç transmeton Zëri i Amerikës, edhe diplomati grek është pajtuar që çështja të kaloj në Gjykatën e Hagës, duke thënë se është “shumë i lumtur” për këtë dakordim.

Ideja e një zgjidhjeje përmes një arbitri ndërkombëtar, u hodh publikisht nga kryeministri shqiptar gjatë një vizite në Athinë, në muajin shtator. Për shumë vite, çështja e kufijve detarë mes dy vendeve mbeti pa zgjidhje, që kur marrëveshja e arritur në vitin 2009 mes qeverive të atëhershme të të dy vendeve, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, e cila e cilësoi atë në shkelje të kushtetutës dhe normave ndërkombëtare që rregullojnë çështjet e detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *