Në Maqedoninë e Veriut është hequr ora policore që deri sot ishte nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndërsa fundjavave ishte aplikuar edhe karantinë shtetëror.

“Virusi është këtu dhe do të jetë i pranishëm derisa të fitohet imuniteti ose të gjendet një vaksinë. Është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë masat, për mbrojtjen personale dhe largësinë. Le të jetojmë me koronavirusin por në mënyrë që do të mbrojmë shëndetin e të gjithëve përreth nesh”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive kishte propozuar edhe hapjen e kufijve nga data 1 qershor, por kjo çështje do të diskutohet në një nga mbledhjet e radhës të qeverisë.

Hapja e kufijve, sipas propozimit të Komisionit, do të bëhet në koordinim me shtetet tjera të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *