Daft Punk kanë ndarë për publikun pamje ku tregohet reagimi i këngëtarit Pharrell Williams kur kishte dëgjuar për herë të parë këngën ‘Get Lucky’, pjesë e së cilës është edhe ai.

Dyshja elektronike franceze po vazhdon të publikoj ‘Memory Tapes’ ku tregohen momente të shumta me bashkëpunëtorë të ndryshëm gjatë realizimit të albumit të tyre të fundit Random Access Memories.

Në episodin më të ri, pamjet ndër të tjera tregojnë momentet e para kur Pharrell dëshon ‘Get Lucky’ dhe ‘Lose Yourself To Dance’ për herë të parë.

Pasi ishin futur në studio dhe kishin realizuar këngët, Williams nuk do t’i dëgjonte këngët në format e tyre përfundimtare deri një vit më pas. Në videon e lëshuar, kamera përcjell këngëtarin derisa i emocionuar dëgjon këngën ‘Get Lucky’ dhe derisa e përcjell ritmin e ‘Lose Yourself To Dance’.  

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *