Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka shkruar letër të hapur ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë për të shprehur shqetësimin e tij rreth gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe për të kërkuar ndihmë.

“Të nderuar ambasadorë, diplomatë të nderuar, unë jam i vetëdijshëm se kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike është globale dhe se edhe vendet e juaja po luftojnë me ndikimet e pandemisë në njerëz dhe në ekonomi.

Por Kosova është në gjendje të rëndë”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kurti ka fajsuar qeverinë në Kosovë për “paaftësi” në veprimet e saja kundër pandemisë.

Në fund të letrës, kreu i LVV-së ka paralajmëruar se vendi mund të shkoj drejt një krize humanitare.

“Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *