Kurora e një prej reperëve më të njohur amerikan, Notorious B.I.G., është vendosur në ankand për shitje.

E njohur nga fotoja ikonë me emrin “King of New York”, reperi bashkë me kurorën e tij ishte shpërndarë më pas në faqe të revistave, nëpër maica, murale dhe CD të ndryshme me këngët e tij.

Reperi e kishte vendosur kurorën vetëm tre ditë para se të vritej më 9 mars të vitit 1997.

Kurora e Christopher Wallace, i njohur si Notorious B.I.G., është pjesë e ankandit të Sotheby’s që shënon ndikimin e muzikës hip-hop dhe ku përfshihen edhe disa letra të reperit Tupac Shakur.  

Sipas pritshmërive, mendohet se kurora do të arrijë të shitet për shumën 200,000 dollarë deri në 300,000 dollarë.

Ndërsa, në ankand do të dalin edhe 22 letra të shkruara nga Tupac, kur ai ishte 16 vjeçar. Këto ishin letra dashurie që reperi i kishte dërguar Kathy Loy derisa po kalonin bashkë gjatë viteve 1980-ta në Baltimore School of Arts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *