Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të shtunën në mbrëmje se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për njohje ‘de facto’ të ndërsjellë.

“Ajo çfarë ka ndodhur është njohja de facto më 27 shkurt dhe tash me aneksin e zbatimit”, tha Kurti para gazetarëve, pas përfundimit të bisedimeve mbi dhjetë orë me Presidentin serb Aleksandar Vuqiq nën ndërmjetësimin e diplomatëve evropianë.

Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruan marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar [takimi në Bruksel më 27 shkurt] po i ik nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti, transmeton REL.

Kryeministri kosovar tha se i takon BE-së, si ndërmjetësuese e procesit të dialogut, “që të gjejë mekanizmin që ta bëjë aneksin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht të zbatueshëm”.

“Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni e kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka”, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *