Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se si do të duhej, sipas tij, të shkohet në dialog me Serbinë.

Gjatë një vizite në Prizren, ai është pyetur rreth dialogut Kosovë-Serbi, derisa është përgjigjur:

“Ekipi i parë politik përfaqësues, i përbërë nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një anëtar i shtatë partive politike, pra do të jetë ekip dhjetëanëtarësh. E në anë tjetër një ekip ekspertësh i fushave të ndryshme. Jam në përgatitje të formimit të një ekipi të tillë.”

Kurti ka thënë se ekipi i dytë varet prej tij, e i pari nga gatishmëria e tjerëve, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, një ditë më herët ai ka letërkëmbyer me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilit, ndër të tjera, i ka thënë se Kushtetura e Kosovës e obligon kreun e qeverisë që të themeloj ekipin negociator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *