Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar gjatë ditës së mërkurë me të dërgurin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak po viziton Kosovën, derisa në takimin me Kurtin është biseduar për dialogun.
“Kemi biseduar për dialogun po ashtu edhe për bashkëpunimin rajonal, nuk kemi diskutuar për hapjen e arkivave. Për kohën e fillimit të dialogut do të përgjigjem më vonë, do të takohem me shumë akterë”, ka thënë Lajqak pas takimit, transmeton Koha.net.
Ndërsa, nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se gjatë takimit Kurti ka ritheksuar se se Kosova është palë e barabartë në këtë proces dhe jo temë.
“Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.