Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel më 18 gusht.  

Të dy liderët kanë marrë ftesa për takim nga Përfaqëesuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit, transmeton REL.

Ftesat për mbajten e këtij takimi mes Kurtit dhe Vuçiq vijnë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiqit. Ata në kuadër të dialogut janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *