Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, është shprehur i bindur se qeveria e re do të krijohet pa patur nevojë për negociata me partitë e tjera.
Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), Albin Kurti ka thënë se qeveria e re “do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët.”
Siç e sjell citimin Koha.net, lideri i Vetëvendosjes ka thënë “se nuk ne nuk shohim asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë.”
Gjithashtu, Kurti ka ritheksuar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij. Ai ka thënë se kjo çështje do të jetë e rëndësishme pas çështjes së punësimit, drejtësisë dhe pandemisë së Covid-19.
“Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi,” ka thënë ndër të tjera Kurti.
Lexo më shumë këtu