Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive parlamentare.
Në emisionin DESKU në KTV, Kurti ka konfirmuar se do të jetë pjesë e këtij takimi, pasi këtë ia kanë këshilluar këshilltarët e tij ligjorë.
“Unë do të shkoj nesër në takim. Do të shkoj si kryeministër në detyrë, që ta paraqes në hollësi qëndrimin tim, qëndrimin tonë, dhe duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri meqenëse do të ishte një lloj shkelje e kushtetutës, për shkak se nuk ndodhemi në një situatë paszgjedhore.”