Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mendon se një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë synohet të arrihet gjatë këtij viti, pasi këtë e dëshiron i Dërgurasi Special i SHBA-ve, Richard Grenell.

“Dhe ka një nguti nga ambasadori Grenell i cili e sheh një mundësi historike për të prodhuar një marrëveshje pa u mërzitur shumë për përmbajtjen e marrëveshjes apo zbatimin e saj, por me përqendrim në nënshkrimet nën tekstin e marrëveshjes. Pra ai dëshiron nënshkrimet nga Prishtina dhe Beogradi dhe ky është qëllimi kryesor. Por, jam i shqetësuar me qasjen e tij. Mendoj se ai dëshiron që kjo të ndodhë më së voni në muajin shtator. Më kujtohet në muajin tetor më tha se dëshiron marrëveshjen deri në shkurt e tani po dëgjoj se e dëshiron këtë deri në shtator”, ka thënë Kurti në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Harvardit.

Siç transmeton Zëri i Amerikës, Kurti ka shprehur bindjet e tija se si duhet të zhvillohet dialogu.

“Parimet e bisedimeve më Serbinë duhet të jenë: Jo marrëveshje pa bisedime. E dyta, jo bisedime me harta në tryezë dhe së treti; jo presidentët rreth hartave që pretendojnë se janë gjeneralë ushtrish në Luftën e Parë Botërore”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *