Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve përmes një video, ku ka folur për gjendjen politike në vend dhe atë shëndetësore në lidhje me pandeminë COVID-19.

Kurti ka njoftuar se ka qenë Ministria e Shëndetësisë ajo që ka shpallur gjendjen e karantinës në komunën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan, por që këtë “nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër”.

Ai ka vazhduar tutje duke thënë se ka politikanë në Kosovë dhe në Serbi që duan të provokojnë tensione në territorin e Kosovës.

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo, ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj, Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë, posaqërisht atyre në Mitrovicë, të kenë kujdes dhe ta ruajnë gjakftohtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *