Kosova së pari do të bëhet pjesë e NATO-s dhe më pas e Bashkimit Evropian, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Do të jemi prej atyre shteteve që do t’i bashkohemi NATO-s para BE-së”, ka thënë Kurti të martën.

Gjatë një diskutimi në Universitetin e Cambridge, Kurti tha se nuk e di kohën se kur do të ndodh anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Shqipëria është në NATO, Maqedonia e V. është në NATO, Mali i Zi është në NATO. Besoj se me përfshirjen e Kosovës në NATO, gjithë rajoni dhe Evropa si kontinent do të jenë më të sigurta. Në këtë mënyrë shumë më pak do të konsumonim sesa prodhonim siguri. Nuk mund të vendosi datë. Nuk varet nga unë, po të varej do të thoja dje”, tha Kurti, transmeton KOHA.

Kurti gjithashtu tha se nuk është realiste të pritet anëtarësimi i Kosovës në Bashkim Evropian pa u njohur Kosova nga pesë shtetet mosnjohëse, Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *