Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar letër nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dialogun në mes dy vendeve.

Në letër, Kurti është shprehur se obligohet të jetë themelues dhe udhëheqës i ekipit negociator të Kosovës.

Në këtë frymë, Kurti thotë se ekipit negociator do t’i printe ai, ndërsa anëtarë të tij do të ishin, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe nga një përfaqësues të partive politike parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike, koalicionit AAK-PSD, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe Grupit 6+, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore”, shkruan Kurti për të shtuar se “marrëveshja duhet të shoqërohet me një paketë masash politike, ekonomike dhe financiare që do të përshpejtonin përmirësimin e standardit të jetesës në të dyja vendet, si dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian”, thuhet, ndër të tjera, në letrën e Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *