Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekzistojnë prova të mjatueshme për të nisur shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.

Duke iu referuar një marrëveshjeje ndërmjet Thaçit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, të vitit 2013, që Kurti e cilëson si “sekrete”, ky i fundit ka dhënë edhe opinionin e tij:

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.”  thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *