Kushtetuta e Kosovës nuk pranon që në vend të krijohet një asociacion me baza etnike, derisa Serbia dëshiron që në Kosovë të bëjë atë që është bërë në Bosnje, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

I pyetur rreth kërkesës ndërkombëtare që në Kosovë të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, gjatë një interviste për DW, Kurti tha se një asociacion me baza etnike do të ishte një “ngrehinë” siç është Republika Serbe në Bosnje-Hervegovinë.

“Pra, Beogradi dëshiron ngjashëm edhe në Kosovë që të ketë një shtet që nuk do të quhet republikë por Asociacion dhe kjo të jetë brenda Kosovës që quhet Republikë por nuk do të jetë shtet. Pra në kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe e kemi studiuar dhe analizuar saktë Beogradin përveҫ se e njohim mirë nga përvoja jonë”, është shprehur Kurti.

Në lidhje me situatën politike në Ballkanin Perëndimor, Kurti tha se Serbia po vepron si të ishte një Federatë Ruse që nuk i konsideron si shtete vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Gjithçka e më shumë po tregon se Serbia në Ballkanin Perendimor po sillet sikurse Federate Ruse ku Republika Serbe në Bosnje po tenton të bëhet një Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi dëshirojnë ta shndërrojnë në Ukrainë. Pra thelbi i ҫështjes është se Serbia nuk i pranon si shtete të vërteta shtetet që nuk janë në Bashkimin Evropian, pra Bosnjen e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën e madje edhe Maqedoninë e Veriut, pra Serbia i konsideron si shtete të përkohshme dhe angazhohet me gjithë kapacitetin e saj për këtë.”

Lexo intervistën e plotë këtu              

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *