Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i bindur se ekziston “një ujdi” mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq për shkëmbim të territoreve në mes dy vendeve.

I pyetur nëse është diku e shkruar një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve, në emision DESKUKTV, Kurti ka thënë:

 “Unë një marrëveshje të tillë nuk është se e kam parë. Po ta kisha parë do ta kisha publikuar. Veçse, unë jam i bindur që midis këtyre dy presidentëve ekziston një ujdi,”

Ai ka shtuar se, Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb “janë të sinkronizuar në frekuencë”.

“Opozita që ishte dikur, e që u bë qeveri, e cila e përjetoj mocionin e mosbesimit, është faktori kryesor që i ka ndaluar ata [Thaçin dhe Vuçiq] dhe i ka ndalur ata për ta bërë një marrëveshje të tillë,” ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *