Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ai nuk do të neglizhoj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell gjatë ditës së enjte, Kurti tha se do të ketë biseda në lidhje me një “periudhë të re të dialogut”.

“Dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ne. Unë do të vij përsëri në mes të majit për darkën që do të shtroni me liderët e Ballkanit perëndimor dhe do të shikoj që të kem biseda e takime për të filluar një periudhë të re të dialogut”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Ndërsa, diplomati spanjoll e ka ritheksuar se dialogu është rruga e vetme për Kosovën.

“Rruga evropiane e Kosovës shkon nëpërmjet dialogut, nuk ka rrugë tjetër, alternativë tjetër. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për të ecur drejt perspektivës evropiane, pa këtë rruga do të bllokohet”, ka thënë Borrell.

Gjatë paraqitjes për media, Kurti gjithashtu foli për vaksinimin e kosovarëve kundër koronavirusit, duke theksuar se do të kërkohen vetëm vaksinat që vijnë nga Evropa dhe jo nga vendet e lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *