Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar sot me Presidentin Hashim Thaçi, pas ftesës së këtij të fundit për të biseduar rreth gjendjes së krijuar politike pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja.” ka thënë Kurti pas takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

“E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa të tjera.”

Kurti ka thënë se “presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme”.

Kryeministri në detyrë gjithashtu ka thënë se është i gatshëm që për Nenin 82.2 “të bisedojmë hapur e gjerë e gjatë me presidentin e Kosovës.”

“Jashtë temës së zgjedhjeve e jashtë temës së luftimit të virusit ne jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim. Qeveria jonë është qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi”, ka thënë Kurti, transmeotn Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *