Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se aksioni i fundit i policisë në Mitrovicën e Veriut ka qenë pjesë e luftimit të ‘grupeve kriminale multietnike’.

“De në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar,” ka thënë Kurti gjatë ditës së enjte.

Ai u shpreh kështu gjatë pjesëmarrjes në një samit në Shkup të organizuar nga The Economist, transmeton REL.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ndërmorri operacion kundër kontrabandës së mallrave në disa qytete të Kosovës. Por, gjatë operacionit në Mitroviën e Veriut dhe Zveçan u tensionua situata pas protestave të dhunshme të disa qytetarëve serbë, derisa u lënduan dhjetë policë dhe disa qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Kurti tha se ky aksion nuk duhet të politizohet.

“Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar, i cili është shumë më i integruar sesa që jemi ne,” deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *