Lëvizja Vetëvendosje është rritur tej mase dhe për këtë ka defekte strukturore, ka thënë kryetari i kësaj partie dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë. Ka defekte të brendshme” ka thënë Kurti të martën, transmeton Koha.net.

Gjatë konferencës për prezantimin e ministrit të ri të shëndetësisë, Kurti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje zgjedhjet lokale në vend.

“Ka ekzistuar një bashkim i të gjitha subjekteve kundër LVV-së. Ka ekzistuar panik opozitar që janë bërë bashkë kundër LVV-së,” është shprehur Kurti.

Në lidhje me kandidatin e VV-së për krytar të Prishtinës, që nuk arriti të fitoj në balotazh, Kurti tha se nuk e di se cilat do të jenë angazhimet e Arben Vitisë në të ardhmen, derisa ai mbetet kryetar i Qendrës së VV-së në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *