Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka riktheksuar qëndrimin refuzues ndaj iniciativës Open Ballkan, duke thënë se trysnia duhet të jetë mbi Serbinë.

“Ne nuk e konsiderojmë në interes që me një Serbi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të bëhemi bashkë”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.net.

Gjatë ditës së martë Kurti ka qenë pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Kurti tha se nuk i është kërkuar nga Merkel që Kosova t’i bashkohet iniciativës Open Ballkan.

“Ne kemi nevojë edhe për bashkëpunim sa më të madh mes Kosovës e Gjermanisë. Nuk është kërkuar që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që nuk njeh Kosovën, dhe jo mbi këtë të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *